VIDEO/ Porosia e Marinës para se Luana të nisë programin
Pak ditë para se të nisë zyrtarisht programi i ri në Top Channel, sapo u zbuluan edhe detajet e fundit. Duke filluar që nga kjo e shtunë, Luana do të ketë një hapësirë në primetime në Top Channel me një program argëtimi. “Kush luan” do të sjellë nga java në javë personazhe të njohur të ekranit, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin në lojëra të panumërta.
Por motra e saj, Marina, nga ana tjetër akoma nuk e ka bërë publike datën kur do të nisë programin e saj në Tv Klan. E meqë Luana e nis sezonin e para, motra më e madhe ka një këshillë për të.
Në spotin e ri të programit, Luana shfaqet bashkë me aktorin Gent Hazizi dhe me Edi Manushin, të cilët duket se po përpiqen “të korruptojnë” Luanën për të mbajtur me hatër skuadrat që ata të dy do të përfaqësojnë. Meqenëse moderatorja nuk manipulohet lehtë, i kritikon ata për “mënyrën” me të cilën duan të blejnë fitoren.
Këtë situatë, Marina e njeh mirë. Për më shumë se një dekadë në Top Channel dhe për shumë vite në krah të Edi Manushit, ajo ia di atij “aftësitë” për të të manipuluar. Ndaj, edhe e këshillon që në fillim të motrën të bëjë kujdes me të.
Pasi ka postuar spotin e ri të Luanës, Marina shkruan: “Je e adhurueshme motra ime… “, por nuk harron ta këshillojë që me Manushin duhet të bëjë kujdes: “Ki kujdes Manushin se të korrupton” – shkruan Marina
Në të vërtetë, për Marinën, Manushi është pika e dobët. Kështu tha ajo pak javë më parë kur ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”. Për vitet e gjata të qëndrimit në Top Channel, meritë ka pasur edhe Manushi, tha moderatorja ndër të tjera në Xing.