VIDEO/ Publiku e pyet pse prek familjen e Elijonës, Labi reagon me nervozizëm

“Si ndihesh kur vazhdimisht e prek Elijonën në familje, pa arsye?”, ishte pyetja që e vuri në siklet dhe njëkohësisht e nervozoi shumë Labin.

Gjatë darkës së të nominuarve, atmosfera u tensionua menjëherë sapo u përmend kjo çështje, duke e kthyer bisedën në një debat të drejtpërdrejtë. Këngëtari reagoi i revoltuar ndaj aludimeve, duke mohuar kategorikisht që ta ketë prekur ndonjëherë Elijonën në mënyrë të papërshtatshme brenda shtëpisë.

Ai theksoi se këto pretendime janë të pavërteta dhe të ekzagjeruara, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë veprim nga ana e tij që mund të interpretohet si i tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, për t’u mbrojtur, Labi deklaroi se në disa raste ka qenë pikërisht Elijona ajo që e ka ngacmuar atë, sidomos gjatë kohës kur ai ka qenë në gjumë, duke lënë të kuptohet se situata është keqinterpretuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?