Video/ Rrëfimi dëshpërues i Sinead O’Connor shqetëson fansat: ‘Jam e sëmurë dhe e vetme në këtë jetë’


Bota e muzikës dhe në mënyrë të veçantë fansët e shumtë të Sinead O’Connor po jetojnë orë ankthi për shkak të një videoje të publikuar në Facebook prej saj, ku këngëtarja irlandeze tregon për krizën që po jeton për shkak të problemeve të vështira psikologjike.

‘Në jetën time nuk kam asnjë, përveç doktorit tim, psikiatrit tim, që është mjeku më i mirë në Botë dhe që më thotë që unë jam heroina e tij. Kjo është gjëja e vetme në këtë moment që më mban gjallë‘, pranon mes lotësh këngëtarja e njohur.

Në filmimin 12 minutësh Sinead O’Conner duket se kërkon ndihmë, duke treguar të gjithë brishtësinë e saj përballë depresionit, të cilin e ka treguar edhe në të shkuarën.

SHKARKO APP