VIDEO/ Rrjeti shokohet me fyerjet dhe sharjet banale nga Amos ndaj Kiarës
Elitë, qytetari dhe edukatë, janë vlera për të cilat aktori Amos Zaharia flet çdo Prime, por në jetën brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 2”, ai po tregon të kundërtën.
Ai skandalizoi rrjetin pak javë më parë kur tha se do donta “ta merrre Luizin, ta zhvishte lakuriq, ta çonte në mal dhe ta lidhte”. Më pas, në një diskutim me Dean u shprehën se duan të bëjnë fëmijë dhe tu shesin organet.
Gjatë dasmës së Luizit ai tha “uroj të digjet bashkë me shamin dhe pishina të jetë e mbushur me benzinë.” E fill pas kësaj tha se “do kapte Efin dhe Kiarën për flokësh t’i tërhiqte zvarrë”.
Një tjetër deklaratë e tij po bën xhiron e rrjetit. Gjatë një diskutimi me Luizin ai i është referuar Kiarës me fjalën putanë. ”Krisu tani ti dhe ajo putana jote”,-dëgjohet të thotë Amosi, referuar Kiarës.
View this post on Instagram