VIDEO/ Sherri i parë në ”Big Brother Albania Vip 4”, G Bani: Jam i etur. Valbona: Po më bezdis

Është shënuar debati i parë i këtij edicioni të ”Big Brother Albania Vip 4”, ku protagonist është G Bani. Ky i fundit është konfliktuar me disa banorë, ndërsa e gjitha nisi nga një debat fillestar me Valbonën.

Teksa Valbona lahej, G Bani qëndronte pas xhamit duke e parë me “sytë ngulur”, gjë e cila ka bezdisur moderatoren. Pas disa momentesh, Valboni i kërkoi që të largohen nga xhami, por G Bani ka refuzuar me këmbëngulje. Në një moment këngëtari shprehet se është “i etur për të parë trup femre”.

Situata përfshiu edhe banorë të tjerë që kanë kundërshtuar këtë veprim të G Banit, ndërsa Valbona shpërtheu në lot si pasojë e situatës së krijuar. Po ashtu, të shumta kanë qenë komentet që kanë kritikuar këngëtarin dhe dënuar veprimin e tij.

SHKARKO APP