VIDEO/Skandal në Sanremo 2023, këngëtari çmendet live, shkatërron skenën. Publiku në sallë reagon fort

Festivali legjendar ”Sanremo 2023” mbrëmë çelin natën e parë, por publiku u shokua nga veprimi i artistit që fitoi vjet këtë festival. Këngëtari italian Blanco prezantoi këngën e tij të re “L’isola delle rose”, por për shkak të problemeve teknike ai nuk mundi të këndonte dhe nisi të shkatërroi skenën nga inati.

Për të shfryrë të gjithë zhgënjimin e tij, pasi në këtë natë të rëndësishme kur sytë e gjithë publikut ishin drejtuar në Sanremo dhe ai nuk mundi të këndojë, ai kapi lulet që ishin të vendosura në skenë dhe i hodhi në ajër. Blancos shkatërroi të gjithë dekorin që ishte vënë në skenë për performancën e tij. “Nuk e dëgjoja zërin në kufje dhe kështu doja të argëtohesha gjithsesi”, tha Blanco, por megjithatë nuk mundi të qetësonte publikun, i cili doli kundër këtij akti kaq të turpshëm.

Prezantuesi Amadeus, tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga koha e Bugos dhe Morganit. Më pas Gianni Morandi u shfaq me një fshesë për të hequr lulet e shkatërruara nga skena, me ironi të madhe duke thënë “me gjithë muzikën e bukur që dëgjuam këtë mbrëmje do ta shihni që nesër do të flasim vetëm për këtë”.

Shiko videon:

SHKARKO APP