VIDEO/ Tayna me ”Ujë” sjell freskinë e verës

Tayna ka zgjedhur të na freskojë me “Ujë”. Është kënga e saj më e re dhe është një krijim 100% personal që vjen si një frymë e lirë arti.

“Ujë” është një projekt që mban vulën e saj nga fillimi në fund: nga teksti emocional, tek melodia që rrjedh natyrshëm, e gjitha e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo. Beat-i, i vetmi element që nuk mban firmën e artistes, është prodhuar nga Mixey dhe Gerto.

Videoklipi i “Ujë” ndjek një qasje ndryshe nga projektet e saj të mëparshme. Kësaj here Tayna zgjedh të flasë me gjuhën e verës: brigje të bardha, plazhe që të lënë pa frymë dhe detin shqiptar që bëhet protagonist vizual.

Tayna - Uje (Official Music Video)

SHKARKO APP