VIDEO/ ”Të duam më shumë se veten”, Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit

Sara Gjordeni dhe reperi Bardhi, të cilët gjetën dashurinë në ”Big Brother Albania Vip 3” do të bëhen prindër të një vajze dhe lajmin e kanë bërë me dije përmes një videoje që kanë publikuar në Instagram. ”Të duam më shumë se veten”,-shkruan Sara, ku bashkë me Bardhin, veç të dy në shtëpi, përmes një torte kanë zbuluar gjininë e bebit.

Sigurisht, nuk kanë munguar urimet e miqve më të afërt dhe të njohurve të çiftit, ndërsa dallon komenti i parë i Bardhit që ka shkruar: “Çika e babit!”. Sara dhe Bardhi konfirmuan shtatzëninë përmes një videoje ku këngëtari i puthte barkun partneres së tij. Pas lajmit të bukur, ata ndanë me ndjekësit ndjesitë e tyre.

Kurse pak ditë më parë, Bardhi tha se ka ndikuar në marrëdhënien e saj dhe ndjehet përgjegjës për disa nga vështirësitë që Sara ka përjetuar. “Unë mendoj që këto thika pas shpine Sara i ka ngrënë në një farë forme për shkakun tim”, deklaroi Bardhi, duke pranuar se ishte ai që gjithmonë kishte qenë i interesuar për të njohur më shumë rreth Sarës dhe së kaluarës së saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP