VIDEO/ ”Titan” ngjitet në skenën e Eurovisionit, Besa Kokëdhima një bishë në zë dhe me skenë unike rrëmben zemrat e publikut

Sonte nisi nata e dytë e ”Eurovision Song Contest 2024”. Besa Kokëdhima, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, u ngjit në skenë me këngën ”Titan” dhe si një bishë në vokal dhe me një perfomancë skene unike, rrëmbeu zemrat e publikut në Malmo. Skena u ndriçua nga prania e saj, ndërsa ajo interpretoi me pasion dhe thellësi emocionale këngën e saj të fuqishme.

Performanca e sivjetme e Shqipërisë u prit me ovacione nga audienca. Besa performoi e dyta në renditje, me çka mban kodin 02, përmes të cilit mund të votohet me sms nga shqiptarët kudo që ndodhen në Europë.

Shtetet nga të cilat mund të votohet sonte janë: Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armeniam Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

Nga Shqipëria gjithashtu mund të votohet, por jo për Shqipërinë – ndërsa shqiptarët nga Kosova mund të votojnë Besën përmes aplikacionit të Eurovisionit, i cili është i disponueshëm për shkarkim në smart-phone-at e tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

 

BESA – TITAN (LIVE) | Albania 🇦🇱 | Second Semi-Final | Eurovision 2024

SHKARKO APP