VIDEO/ U dhunua nga partneri për një foto, Kejvina: Më goditi me grushte sa mbeta pa frymë

Modelja Kejvina Kthella pjesë e ”Big Brother Albania Vip 2”, ka bërë një rrëfim tronditës dhe tregoi historinë sesi bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në Facebook.

Ajo rrëfeu se partneri i saj e goditi me grushte duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë, kjo ndodhi nga një foto që ajo kishte publikuar dhe atij nuk i kishte pëlqyer.

“Kisha hedhur një foto në Facebook, një foto normale. ”Pse hodhe foton publike”, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma. Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.

SHKARKO APP