VIDEO/ ”U kthyem në të njëjtin vend”, Mateo tregon pak nga kënga e tij e parë. Dedikim për Brikenën?
Sikurse u tregua më herët në ”Trroç me Redin”, që Mateo Borri do ti futet skenës së muzikës,sot mësohet se kjo këngë do të publikohet këtë të premte. Sakaq, finalisti i BBVA5, ka ndarë një video në Instastory ku tregon pak nga ky projekt. Projekti nuk është një iniciativë e vetme, por vjen me një bashkëpunim të ngushtë me këngëtarin dhe ish-banorin Kelly, i cili është përfshirë në anën artistike dhe prodhimin muzikor.
Në një moment të shpërndarë në rrjetet sociale, Mateo i është drejtuar bashkëpunëtorit të tij me një ton miqësor: “Kur do të dalë kënga mjeshtër?”, duke lënë të kuptohet se puna në studio është drejt përfundimit.
Sipas planit të publikuar, debutimi muzikor pritet të vijë këtë të premte dhe do të prezantohet në emisionin “Top Arena”. Tashmë mbetet për t’u parë se si do ta presë publiku këtë hyrje të re të tij në muzikë dhe nëse ky hap do të shndërrohet në një fillim të qëndrueshëm artistik.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?
Results
Vota totale: 19152

