Vijon ”drama”, Luizi i përgjigjet me ironi Meridianit: Karrigia më tha që njihemi prej kohësh
Që pas mbarimit të ”Big Brother Albania 2”, këngëtari Luiz Ejlli po vijon një dramë të re, ajo me ”miqtë”. Ai ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të Meridian Ramçajt, i cili në një intervistë të fundit hodhi poshtë pretendimet e Luizit se mes tyre nuk ka pasur një shoqëri të fortë.
“Ai më ka mbështetur, a ka bërë mirë apo ka bërë keq, është dëshira e tij, por unë e njoh sa të njoh ty (drejtuar moderatorit Arjon Muça) dhe ti mund të dalësh nesër dhe të thuash që “Luizin e kam mik”, unë e respektoj, e vlerësoj, nuk e mohoj, por ama të dalin (njerëz), Meridiani konkretisht dhe të thotë se është menaxheri, është e tepruar,” tha fillimisht Luizi në “Shqipëria live” në Top Channel.
I ftuar në “Vila 24”, Meridiani tha: “Nuk e kisha të lehtë të vija e ta thoja të vërtetën këtu. Më ka prekur intervista e fundit e tij ku tha se nuk më njeh. Nga 2011-2016 ne rrinim thuajse përditë. Madje shoqëria jonë ka qenë e ngushtë përsa kohë isha pjesë e mbrëmjeve të tyre, kemi qenë me pushime bashkë. Tregon sa njihemi. Ai mbase e ka harruar që unë kam ruajtur fotot”.
Nuk vonoi shumë dhe Luizi reagoi në Instagram. “Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi dhe foto bashkë”,-shkruan Luizi. Se si qëndron e vërteta, nuk dihet. Ia lëmë kohës.