Vijon drama në ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli “heq dorë” nga Kiara: Gjithçka fillon të dielën

Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të mbajë të mbërthyer një popull të tërë, që ndjekin me vëmendje çdo zhvillim. Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një deklaratë të fortë për gazetaren Nita Latifi e cila ka hyrë së fundmi në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2”.

Ai ka thënë se nëse nuk del nga shtëpia më e vëzhguar ditën e shtunë, do të “heqë dorë” nga Kiara, siç ajo i ka kërkuar. I pyetur nga Nita “ti je i sigurtë që edhe Kiarës i pëlqen ti?”, Luizi thotë:

“Këtë e di veç Kiara dhe për mua aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, por po kalova të shtunën unë Kiarën do e shoh thjesht si një konkurrente, si një vajzë në punë të saj, as do i flas as do merrem, meqë kjo është dëshira e saj. Unë do e lë dhe do kthehem nga këta, por do kthehem me tan ça kam, me zemër me trup me gjithçka”.

SHKARKO APP