Vilma Masha: Ky është momenti më i bukur që kam përjetuar në stadium
Vilma Masha, moderatorja e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, rrëfen disa nga sekretet e saj të jetës private. Pranon se ka një lidhje të gjatë prej kohësh dhe flet lirshëm për dashurinë.
Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Masha tregon momentin më të bukur në stadium, qoftë si tifoze, qoftë si gazetare.
“Nuk mund të them vetëm një, pasi momente të bukura në kaq vite punë, sigurisht që kam kaluar. Por do të veçoja dy të tilla, si tifoze. I pari në ndeshjen e fundit kualifikuese që Shqipëria ka luajtur në Armeni në 11 tetor të 2015-ës , duke fituar 3-0. Ishte ndeshja që na katapultoi në Europianin e Francës. Ndërsa momenti i dytë, përballja e Kombëtares Kuqezi me Zvicrën, në 11 Qershor në stadiumin e Lensit. Një ndeshje që pati shumë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar, të shihje aq shumë shqiptarë që luanin me dhe kundër njëri-tjetrit, si për shembull vëllezërit Xhaka, ishte diçka që rrallë ndodh. Ndërsa si gazetare, do të veçoja raportimin nga Parisi, në finalen e Europianit, në 11 Korrik 2016, ndeshja mes Portugalisë dhe Francës, ku Portugalia e Cristiano Ronaldos u shpall për herë të parë Kampione e Europës”, tha ajo