FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen në jetë foshnja, Al Pacino bëhet baba për herë të katërt

Al Pacino është bërë baba për herë të katërt në moshën 83 vjeçare. Partnerja e tij, Noor Alfallah, 29 vjeç ka sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa gjinia nuk dihet ende.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë dyshes për “TMZ”. Mësohet se Noor dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ylli i “Godfather” është shumë i lumtur.

“Është shumë e veçantë”, tha Al Pacino pak ditë më parë në një video të siguruar nga Daily Mail. “Ka qenë gjithmonë. Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?