Vjen në jetë vajza e çiftit Harry-Meghan, zbulohet emri i veçantë

Meghan Markle dhe Princi Harry janë bërë prindër për herë të dytë! Të dy kanë njoftuar se janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Lilly”.

“Lilibet “Lilly” Diana Mountbatten-Windsor, lindi të Premten, 4 Qershor në orën 11:40 në kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në Spitalin Santa Barbara Cottage në Santa Barbara, California. Të dyja, nëna dhe foshnja janë shëndoshë e mirë dhe ndodhen në shtëpi. Lilly mban emrin e stërgjyshes së saj, mbretëreshës, pseudonimi i së cilës është Lilibet. Emri i saj i mesit, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, Princeshën e Uellsit”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?