“Vogue Italia”, një kopertinë për Covid-19 (FOTO)

Teksa Italia është bërë plagë e thellë e pandemisë së Covid-19, “Vogue Italia” ka reaguar ndaj virusit vdekjeprurës me një botim të veçantë, duke paraqitur për herë të parë në historinë e revistës, një kopertinë krejtësisht të bardhë. Revista e botës kujton krizën e vitit 1929, ku rrobat u kthyen të bardha, një ngjyrë e zgjedhur për tshprehur pastërti në të tashmen dhe shpresë për të ardhmen. “E bardha është para së gjithash respekti. E bardha është rilindja, drita pas errësirës, bashkimi i të gjitha ngjyrave. E bardha është uniforma e atyre që kanë shpëtuar jetë ndërsa rrezikojnë vetë. Është koha dhe hapësira për të menduar, dhe për të heshtur gjithashtu. E bardha është për njerëzit që po e mbushin këtë kohë dhe hapësirë me ide, mendime, histori, vargje, muzikë dhe dashamirësi ndaj të tjerëve”, tha kryeredaktori i “Vogue Italia“, Emanuele Farneti.

 

SHKARKO APP