Vret veten me armë zjarri skenaristi i serialit “E shëmtuara Beti”

Është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli skenaristi i serialit më të ndjekur dhe në Shqipëri ‘E shëmtuara Beti’, Silvio Horta.

45 vjeçari sipas burimeve është vetvrarë me një armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një përfaësues i tij konfirmoi vdekjen e skenaristit por nuk komentoi më gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Horta u zhvendos në TV në fillim të viteve 2000 me serinë fanta-shkencë “The Chronicle”, e cila u zhvillua për një sezon të vetëm ku pjesë e saj ishte dhe aktorja e njohur Octavia Spencer.Në vitin 2003, Horta vazhdoi fiction-in e tij shkencor me serinë UPN “Jake 2.0”.

Por sigurishtë hovin më të madh të karrierës e tij e mori padyshim me serialin ‘E shëmtuara Beti’ ku personazh kryesor ishte Beti, i cili u bë hit menjëherë në shumë shtete dhe ende sot vijon të transmetohet dhe të riprodhohet.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë mbetur të shtangur nga ky lajm, ndërsa askush nuk kishte kuptuar se me të diçka kishte ndodhur apo diçka nuk po shkonte mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?