Vuan nga tumori që i është përhapur në gjithë trupin? Trondit Luizi: S’ka lidhje me mua

Luizi ka folur në spektaklin e madh të ”Big Brother Albania VIP 2” mbi sëmundjen e rëndë nga e cila, në gjithë mediat u shkruajt që ai vuan. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë ai i ka rrëfyer Kiarës se vuante nga një tumor, i cili i është përhapur në të gjithë trupin dhe në gusht do të shkojë të shtrohet në spital, në Bergamo për të nisur kurimin.

“Unë këtë histori e kam ndarë me Kiarën sepse është i vetmi njeri që e besoj dhe e di që çfarëdo që të them këshilla e saj është më e mira për mua dhe për të mirën tonë. Nuk ka lidhje me mua kjo. Kjo nuk është histroia ime dhe nuk jam i sëmurë me tumor.

Është historia e një shoku. Vjen një moment që njeriu duhet të flasë edhe për gjëra që janë jashtë. Nuk e di pse doli në vetë të parë ajo. Unë jam këtë për të ndihmuar atë aq sa kam mundësi sepse nuk i ka mundësitë ekonomike, ai ka qenë i vetmi që më ka mbështetur dhe e di që më shikon çdo sekond”,-tha Luizi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?