Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhakomo Kazanova, lavdia dehëse e kryemjeshtrit të mashtrimit dhe shpërbërja e trishtë e mitit të epshit

Kultura E diel, 4 Qershor 2023 11:22
Xhakomo Kazanova, lavdia dehëse e kryemjeshtrit të mashtrimit dhe shpërbërja e trishtë e mitit të epshit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

“Jetova si një filozof dhe po vdes si një i krishter”, këto ishin fjalët që shqiptoi në shtratin e vdekjes, më 4 Qershor 1798 , Xhakomo Kazanova, (Giacomo Giralomo Casanova). Ai u lind më 2 prill 1725 në Venecia. Ishte i pari i 6 fëmijëve të prindërve, aktorja Zanetta Farussi dhe aktorit aktorit dhe balerin, Gaetano Giuseppe Casanova. Vitet e fundit të jetës ishin më të trishtat për njeriun e llamburitjeve vërbuese të hoveve të pasionit.

U dëbua nga “Edeni” i dehjes dhe epshtit, shturjes dhe dalldisjes, dallavereve dhe mashtrimeve, si një “Adam” heretik, si ai që bëri gjithëçmos që e bëri të lavdishëm dhe u shporr si një i pavlerë. Me shqelma e përzunë nga krevatet ku fërgëllenin kurme të epshme dhe ku ai ndërtoi me devocionin e një apostulli besimin e tij tek seksi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me 73 vite mbi supe dhe shpirt, me pamundësi për sprova të tjera, me një grumbull mishi dhe kockash që i hiqte zvarrë në ditët që i kishin mbetur, ai ishte gati të kthente gjithçka që kishte marrë, në këmbin të pak ditëve të dëshiruara. As pendimi, as dhimbjet që e përcëlluan me zjarr verri në ditët e mbrame, as përgjërimet jargavitëse, as vullnesa për të bërë fli yllin e vet të famës, nuk e mëshiruan shenjtorin heretik të kultit të mishit dhe epshit në ditët kur ai e gjeti veten si i dëbuar. Vdekja po i vinte si një kapak i florinjtë për mjeshtrin e poshtërsisë, për kusarin e paskrupullt të nënfustaneve, për mendjen djallëzore të një predikuesi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me çfarë nuk i mbishi 73 vitet e jetës së tij ky personazh i jashtëzakonshëm. Ai ishte fiilozof, prift, ushtarak, spiun, kumarxhi, diplomat, bibliotekar, shkrimtar, udhëtar, aventurier, por gjeneratat dhe vetë historia do ta mbajnë mend si dashnori emblematik, si kremtimin e pashoq të një mashkulli që do të flijonte 40 vite të jetës së tij në krevatet e epsheve.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Para 2 orësh
Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Elijona i përmendi dhëmbët, Benita i kundërpërgjigjet: Dikush dhez me vallëzime në club

Para 10 orësh
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 10 nëntor 2026

Para 23 orësh

“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!” do të thoshte ai.

Asokohe ishte periudha e humanizmit evropian si dhe periudha e ngjizjes së ngjarjeve të mëdha, siç ishte Revolucioni Borgjez Francez, në të cilën edhe Giacomo Giralomo Casanova (Kazanova) me rrethin e tij, si një frimason i lozhave të Lionit dhe si një rosikrucian, kishte dhënë padyshim kontributin e vet, së bashku me njerëzit e shquar të letrave dhe miqtë e tij frimasonë si B. Franklin, alkimistë e shkrimtarë të shquar si Count de Saint, Germain, Volterin, d’Alembertin dhe Jean Jacque Rousseau. Kazanova ka qenë gjithashtu mik me Gëten dhe Mozartin.

Ai ka takuar Xhorxhin III të Anglisë, Luigjin XV, Frederikun e Madh të Prusisë, Katerinën e Madhe të Rusisë, Papa Klementin XIII si dhe ishte anëtar i Urdhrit Papal “Èperon d’or”. Gjatë Luftës 7-vjeçare kundër Prusisë, Kazanova përfitoi shuma të mëdha financiare nga disa veprime me tregun e Bursës në Amsterdam, e si pasojë hapi një fabrikë tekstili.

Femrat që punonin në këtë fabrikë tekstili ishin si një harem për Kazanovën, deri sa ai falimentoi dhe u shkatërrua nga borxhet. Vitet e fundit të jetës, Kazanova i kaloi në Bohemi (Çeki) si një bibliotekar në shtëpinë Ëaldstein, ku ndërroi edhe jetë më 1798 në moshën 73 vjeçare, një vit pasi ishte prishur Republika e Venecies nga Napoleoni.

Pikërisht, për shkak të mërzisë në tre vitet e fundit në Bohemi, Kazanova filloi të shkruante “Kujtimet”, këtë margaritar të rrallë në periudhën e humanizmit. Ky ishte Kazanova. Historia e jashtëzakonshme e jetës së një prej figurave më të përfolura të historisë së Europës së shek. XVIII

Etiketat e lidhura

albert vatajXhakomo Kazanova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 2 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.