“Xhaxhai racist tha fjalën “zezak” para të dashurit tim, tani marrëdhënia jonë është tronditur”

Një takim familjar nuk shkoi ashtu sic duhej. Një vajzë 26-vjeçare është tepër e shqetësuar për lidhjen e saj pas komentit që xhaxhai i bëri të dashurit të saj.

Fjala “zezak” duket se ka tronditur marrëdhënien dhe vajza kërkon një zgjidhje nga psikologia Deidre që të rikthejë sërish pasionin në çift.

Letra: Xhaxhai im bëri një koment shumë racist duke përdorur fjalën “zezak” gjatë një takimi familjar. Ajo nuk ishte direkt për partnerin tim, i cili është me ngjyrë, por ishte shumë ofentues.

Askush nuk e dinte si të reagonte. Më vonë, xhaxhai im u mundua të mbrohej duke thënë se ishte një mënyrë të shprehuri që i ka mbetur nga fëmijëria.

Unë jam 26 vjece, ndërsa partneri 28. Unë i shpjegova që mori një pamje neverie gjatë komentit, për të cilin xhaxhai im kërkoi falje. Por kjo ka tronditur marrëdhënien tonë. Partneri im po më pyet nëse lidhja me mua ia vlen për të përjetuar dhimbje të tilla.

Ai po më pyet për qëllimet e familjes time. Në fillim dukej shumë i afrueshëm me ta. Si ta zgjidh këtë gjë dhe të vijojmë lidhjen normalisht?

Deidre: Xhaxhai yt mund të mos e ketë pasur qëllim që ta ofendojë por ti dhe gjithë familja jote keni nevojë që të hiqni dorë nga paragjykimet.

Thuaji partnerit tënd që je e mërzitur dhe ke nevojë që të flasësh me familjen tënde për të qetësuar ujërat. Por nuk keni pse të mbani qëndrim ndaj njëri-tjetrit për fjalët e të tjerëve.

SHKARKO APP