Xhemi Shehu me post të rëndësishëm në Top Channel
Roli i Xhemit Shehu në Top Channel sa vjen e bëhet edhe më i rëndësishëm. Veç moderimit dhe pjesës së aktores në spektaklin e humorit ”Portokalli”, Xhemi Shehut i kanë besuar tashmë edhe një tjetër detyrë të rëndësishme.
Mësohet se ajo është emëruar producente ekzekutive në spektaklin ”E Diell”. Puntata e parë e këtij spektakli u shfaq dje nën drejtimin e Edi Manushit, Fjoralba Ponarit dhe Nevina Shtyllës.
Kujtojmë se Xhemi e njeh mirë këtë format, pasi më parë ka qenë një nga prezantueset bashkë përkrah Adi Krastën, Alban Dudushin, Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon.
KOHA JONË SONDAZH

