Xhensila xhiron Besin në majë të pemës: Po pres që të biesh
Ata janë cifti më i komentuar në faqet rozë. Dasma e tyre ishte ajo që bëri bujë të madhe në verë, ndërsa tani vijojnë me postime në rrjete sociale, ku marrin vëmendjen më të madhe.
Aktori i njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë kaluar një mëngjes ndryshe pranë liqenit të Tiranës.
Besi kishte hypur sipër një peme, ndërsa këngëtarja e xhironte duke pritur momentin që të binte. Humoristi e ka shpërndarë videon në Instagram, duke shkaktuar të qeshura për përshkrimin: “Kur të bojn video me mendimin që ti do biesh, por harrojnë aftësitë e tua si katunar.”