Xhuli e Big Brother Kosova: Luizi inspirohet nga unë, Efi më kopjon

Juliana Nura, finalistja e Big Brother VIP Kosova ka patur së fundmi disa thumba ndaj dy finalistëve të Big Brother VIP Albania 2.

Xhuli ka postuar një kolazh fotosh që tregojnë stilin identik të flokëve që Efi pati mbrëmë në spektakël me atë që ajo kishte në prime-n festiv të 17 shkurtit.

“Luizi inspirohet me lojë të Xhulit dhe Efi sot qenka bërë kopje e Xhulit. Jeni të mirëseardhur o shqiptari”, shkruhet në postimin e bërë nga Xhuli.

Rikujtojmë që Big Brother Vip Kosova ka nisur njëkohësisht me Big Brother Vip Albania, por që rrugëtimin e ka përfunduar shumë më herët. Komentet ju takojnë juve.

SHKARKO APP