Xumi hit në rrjet/ Pasi fjeti i përlotur për ish-in, u zgjua “i dashuruar” me Eglin
Ne nuk dimë shumëçka mbi emocionet e njerëve, por diçka e themi me siguri: Nuk dimë asgjë rreth emocioneve të Xumit. Në pak më shumë se dy ditë qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, Xumi na ka ofruar një shumëllojshmëri emocionesh që burojnë nga dashuria: Ajo e humbura dhe ajo e rigjetura. Po, po e dimë: Edhe dashurinë për mamin, por për këtë mbase flasim në një artikull tjetër.
Historia e dashurisë me ish-in
Ëndrra e Xumit e sinkronizuar me ish-të dashurën ka “pushtuar” çdo rrjet social, ku dikush e quan si një lloj energjie e dikush si “lajthitje”. Por e nisim nga gjeneza: Fillimisht, Xumi përshkroi vajzën e tij të ëndrrave. Khëm-khëm, mbani shënim: Të mos jetë e llastuar, me kulturë (po vendase, jo të huaj) dhe të mos prishë qejfe. Dhe vajzën e ëndrrave e njohu diku në Instagram, ku zbuloi veten e tij në version gocë. Në lidhje shumë intensive tha Xumi, por zgjati vetëm pesë muaj. Arsyeja? Ajo e tradhtoi. (Nuk e dimë ende nëse kishte parë ndonjë ëndërr Xumi për këtë).
Dashuria e beftë për Eglin
Pasi tregoi se kaloi një periudhë depresive nga humbja e dashurisë së tij të madhe, Xumi fshiu lotët dhe duket se ka zgjedhur të rinisë jetën. Dita zbardhi dhe lotët u thanë, ndërsa zemra e Xumit pësoi një tjetër rrahje jashtë radhe. Këtë herë foli me po aq patos, eros e gjithçka tjetër për Eglin. Pasi i bëri dhuratë një pjatë me ëmbëlsira e më pas lule, sot ai vendosi të flasë hapur me banorët e tjerë për këtë ndjesi. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ndjen Xumi gjatë këtyre orëve, por shprehet se është pëlqim i fortë. Ai tha se që në momentin që Egli është futur në shtëpi (në fakt ke hyrë ti Xum pas saj), atij i foli mendja e sytë, tanimë edhe goja; Madje mendoi dhe martesën: Unazë, puthje e vello! /Anabel/
View this post on Instagram