Yjet shfrenojnë fantazinë në ”Met Gala”. Nga Dua Lipa te Lady Gaga (FOTO)

Emrat më të mëdhenj të modës dhe Hollivudit bënë një spektakël të vërtetë në Met Gala mbrëmjen e së hënës. Kim Kardashian, reperja Cardi B, këngëtarja Katy Perry dhe ylli fitues i çmimit Oscar, Lady Gaga, ishin ndër ato që konkurronin të ishin mbretëresha e natës me hyrje dramatike. Kim tregoi trupin e saj në një korse të hapur, ndërsa Katy u transformua në një llambadar të gjallë dhe Lady Gaga bëri një “show striptizmi” me katër kostume.

Nuk mund të mungonin edhe yjet shqiptarë, si Dua Lipa dhe Rita Ora. Zeshkania Lipa shkëlqeu me veshjen e saj duke e listuar si ndër më të mirat krahas Lady Gagas, Jennifer Lopezit dhe Kim Kardashianit.

Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja merr pjesë në këtë ngjarje të modës të organizuar nga revista Vogue. Theksojmë se këngëtarja ishte veshur e tëra në Versace ndërsa aksesorët i kishte të markës Varm dhe KatKim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, Dua në këtë mbrëmje ishte i shoqëruar me të dashurin, Isaac Carew, i cilio shkëlqente krahas këngëtares sonë. Kësaj here për temë e kishte “Camp: Shënime të modës” dhe rezultoi sërish me paraqitje që na çuditën yjet në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?