Ylli botëror i boksit dëgjon ”Jam Kosova e Shqiptarisë” (VIDEO)

Conor McGregor, kampion i peshave të lehta të UFC-së (kompeticioni kryesor i arteve të përziera marciale), ka publikuar së fundmi një video ku dëgjon me zërin e ngritur në maksimum, këngën ”Jam Kosova e Shqiptarisë”, të këngëtarit të madh Arif Vladi.

Në video 28-vjeçari shfaqet shumë entuziast dhe brohorin bashkë me mikun e tij që filmon nga vendi i pasagjerit, për të cilin ne mund të betohemi se është shqiptar.

Në qershor të 2017-ës një tjetër video e McGregor duke kërcyer këngën e Muharrem Ahmetit ”Loca Loca” nisi të qarkullojë në mediat sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me gjasë boksieri irlandez dhe mjeshtri i arteve marciale mund të shoqërohet me shqiptarë dhe pak nga pak po fillon të njohë dhe përshtatet me preferencat tona muzikore.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?