Ylli Limani humb njeriun e shtrenjtë në familje, ja postimi i ndjerë i këngëtarit
Showbiz E Diel, 28 Janar 2024 19:50
Zi në familjen e Ylli Limanit! Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, ka humbur gjyshen e tij.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në Instastory, ku shkruan se gjyshja ia ka zbukuruar fëmijërinë, ndërsa shprehet se gjithmonë do ta kujtojë dhe dojë.
“Pusho në paqe gjyshe. Faleminderit që ma ke zbukuru fëmijërinë dhe jetën…Gjithmonë kam me të kujtu dhe me t’dashtë shumë”, shkruan Ylli.