FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli Limani sjell këngën e re “Engjëj”, video e regjistruar në Tiranë

Këngëtari i njohur shqiptar nga Kosova, Ylli Limani, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“Engjëj” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një video të bërë në qendrën e Tiranës, të veshur me drita në prag të ndërrimit të viteve. Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vet këngëtari, nën producimin e Fatjon Miftarit (Diverce Music).

Ndërkohë, për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Lorenc Aliaj. Ky videoklip atraktiv i është besuar produksionit Onima, me të cilin artisti punon që një kohë të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga për disa orë ka shkuar rreth 300 mijë klikime. Ky duket të jetë projekti i fundit i Yllit i lancuar në 2019, pasuar me plot këngë të tjera që solli përgjatë këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama
Yll Limani - Engjej

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?