Zbulohet çmimi “i kripur” i fustanit që veshi Dua Lipa në “American Music Awards” (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shkëlqeu në mbremjen e ndarjes së çmimeve në “American Music Awards”.

Dua kishte veshur një fustan mjaft të veçantë nga marka “Versace”, i cili mahniti të gjithë fansat e këngëtares.

Sipas faqes “What They Wearin” veshja e Lipës ka kushtuar plot 10 mijë euro.

Dua Lipa u vlerësua në mbrëmjen gala me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën e saj “Don’t Start Now”. Këngëtarja shqiptare është një nga emrat më të suksesshëm të momentit dhe albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka marrë vlerësime të shumta.

SHKARKO APP