FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”

Në spektaklin e mbrëmshëm, është zbuluar data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”. Teksa dhe këtij edicioni po i vjen fundi, u mësua se finalja e madhe do të jetë më 27 shkurt.

Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë për ta, pasi kanë ngelur shumë pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?