Zbulohet e dashura e Taulant Xhakës
Ndarja e Taulant Xhakës me modelen Dorina Podrimja, me të cilën ishte në prag të martesës, është komentuar gjatë në media. Megjithatë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare duket se tashmë ka ndërruar kapitull dhe emrin e modeles që e kishte bërë tatuazh e ka harruar plotësisht. Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri, Xhaka thuhet se ka nisur një romancë të re me një vajzë nga Tirana.
Bëhet fjalë për aktoren Ana Lika, e cila mbrëmjen e djeshme është parë shumë pranë Taulantit, madje edhe ka flirtuar me të. Në festën e organizuar në nder të djemve të Kombëtares, Taulanti është parë të shoqërohet me vajzën, e cila njihet jo vetëm për pjesëmarrjet e saj në videoklipe dhe punën si aktore në “Top Channel”, por edhe si mbesa e dy emrave të rëndësishëm të showbiz, Inis dhe Ingrit Gjonit. Burime të “Bluetooth” kanë treguar se aktorja dhe futbollisti kanë flirtuar vazhdimisht me njëri-tjetrin, madje edhe nuk kanë nguruar të kapen për dore në publik.
Në një video të siguruar nga “Bluetooth”, Ana shihet teksa shoqëron futbollistin me makinë, ndërsa një nga miqtë e Xhakës dhe shumë futbollistëve të tjerë, Xhani Demika, i ka ironizuar për raportin që kanë. Xhani madje ka publikuar edhe në Snapchat një video të realizuar në clubin ku kanë festuar futbollistët, ku shihet qartë se pavarësisht festës së madhe dhe të rinjve që kërcejnë, Ana dhe Xhaka e kanë kaluar kohën duke biseduar.
Ndërkohë, të tjerë dëshmitarë në festën në fjalë kanë treguar se gjërat mes “çiftit” të ri duhet të kenë shkuar më larg se kaq, pasi në një pikë të festës, Taulant Xhaka është larguar, teksa thuhet të ketë marrë me vete edhe bukuroshen, që nuk u pa më në club. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët e deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse mes tyre ka një lidhje të vërtetë apo bëhet fjalë vetëm për një flirt, por ajo që është e sigurt është fakti se pëlqimi mes palëve u lexohej në sy.