Zbulohet pasuria e kuzhinierit më të famshëm në botë Nusret
Ai u kthye në sensacionin e internetit me videot e tij të gatimit dhe me gjestin e tij ikonik të hedhjes së kripës në gatimet e tij.
Por shumë mbase nuk e dinë që Nusret Gokçe është në fakt një kuzhinier mjaft i njohur në Turqi me një rrjet restorantesh të quajtura Nusr-Et.
Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 22.5 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai e “trajton” mishin.
Së fundmi, është publikuar vlera e kompanisë së tij ku sipas mediave turke, zinxhiri i restoranteve “Nusr-et” kapin shifrën 1,5 miliard euro.
Me publikimin e këtyre statistikave, Nusret Gökçe në një intervistë ka shprehur disa fjalë.
“Para 10 vite punoja për 400 euro kurse sot posedoj një kompani me vlerë 1.5 miliard euro”- tha kuzhinieri.