Zbulohet ”sekreti”, Tea Trifoni në pritje të ëmbël
Ish-konkurentja e ”Përputhen”, Tea Trifoni e cila asokohe u kthye në personazhin më të komentuar, mësohet se do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmi konfirmohet nga burime për ”IconStyle”, teksa ajo ka zgjedhur që partnerin ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Ndonëse e ka mbajtur të fshehtë, Tea duket se ka dhënë disa sinjale në rrjetet sociale.
Nëse bëjmë një xhiro të vogël në llogarinë e Teas në “Instagram” vëmë re se ndryshe nga si ishim mësuar ta shihnim, pra mjaft aktive në rrjet, ajo së fundmi i ka rralluar postimet.