Zbulohet shifra marramendëse që Jennifer Lopez do të shpenzojë për dasmën

Në Mars të 2019-ës sportisti Alex Rodriguez i propozoi për martesë këngëtares Jennifer Lopez dhe gjatë këtij viti pritet të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë.

Sipas mediave të huaja dasma e tyre do të realizohet këtë verë dhe pritet të jetë gjigante. Ndonëse data e ceremonisë nuk është vendosur ende mendohet se çifti ka ndërmend të shpenzojë 3 milionë dollarë për ceremoninë e dasmës.

Qëkur kanë bërë publike lidhjen e tyre J.LO dhe Rodriguez e tregojnë gjithnjë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

SHKARKO APP