Zbulohet shkaku i ftohjes mes Ritës dhe Duas
Për Rita Orën, Dua Lipën dhe marrëdhënien mes tyre është folur gjatë . Instancat ku dy yjet nuk janë prononcuar për njëra-tjetrën apo nuk janë takuar hiç u bënë shumë për t’u injoruar dhe u fillua të thuhej me siguri se Rita dhe Dua nuk flasin.
Madje, u përfol se mund të jetë më tepër se shmangie. Ndoshta një konflikt? Sot, në “Jo vetëm modë”, burime të brendshme zbuluan shkakun e ftohjes mes vajzave. Sipas burimit, e gjitha daton vite më parë.
Asokohe, Dua i kërkoi ndihmë motrës së Ritës, Elenës, që ta përfaqësonte në ”First Access Entertainment”, një agjenci për promovimin e talenteve të reja. Elena Ora nuk pranoi dhe gjithçka nisi aty.
Tani mund ta shtrijmë kokën të qetë në jastëk. Problemi qëndron tek motra e Ritës. Kaq ishte.