Zbulohet shkaku i vdekjes së Kim Porter

Shkaku i vdekjes së Kim Porter është zbuluar të premten, më shumë se dy muaj pas ndarjes së saj të papritur nga jeta.

Porter vdiq nga pneumonia lobare, infeksion i mushkërive të shkaktuara nga bakteret, sipas raportit të gjykatësit të marrë nga Us Weekly.

Pneumonia zvogëlon aftësinë e mushkërive për të marrë oksigjen dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojë vdekje të papritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti gjithashtu vuri në dukje se vdekja e aktores ishte e natyrshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportit Porter shkoi tek mjekët para se të vdiste me simptoma të gripit.

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 15 nëntor. Porter u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare dhe ka qenë e martuar për 23 vite me reperin Diddy.

Kim dhe Kim i dhanë fund martesës në vitin 2008. Ata kishin 3 fëmijë së bashku, Christian, 20 vjeç, dhe vajza binjake Jessie James e D’Lila, 12 vjeçe.

Modelja gjithashtu ka edhe një djalë Quincy Brown, 27 vjeç, me ish bashkëshortin Al B. Sure.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?