Zbulohet supriza nga Arilena dhe Alban Skënderaj

Këngëtarja e njohur Arilana Ara së bashku me Alban Skënderajn, do të vijnë me një bashkëpunim. Lajmi është bërë i ditur nga “News31.al”, ndërkohë këngëtarët nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me këngën e tyre. Mësohet se të dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, por ende nuk dihet se kur do të dalë.

Raportohet se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë. Pak ditë më parë menaxheri i Arilenës, Popi Kola tha se ajo do vijë së shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por që nuk tha asgjë për bashkëpunim me këngëtarin.

Albani dhe Arilena janë njohur në “X Factor Albania 2”, ku këngëtari ishte pjesë e jurisë dhe Arilena konkurrente. Ajo ngriti kupën e atij edicioni të kompeticionit, që i hapi asaj rrugën drejt industrisë së muzikës.

SHKARKO APP