Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:56 FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbuloni si mbyllet viti 2019 dhe nis 2020 për të gjitha shenjat

Showbiz E diel, 29 Dhjetor 2019 20:30
Zbuloni si mbyllet viti 2019 dhe nis 2020 për të gjitha shenjat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

DASHI: Në këto ditë do të ndiheni të guximshëm e të papërmbajtur. Do të thoni gjënë e parë që do t’ju vijë në mendje e do të bëni si t’ju vijë për mbarë. Nuk do të mendoni për pasojat e veprimeve tuaja dhe kjo nuk është e këshillueshme. Nga përgjigjet që do të jepni, lidhja juaj do të vihet në provë të vështirë. Në fundjavë mund të merrni një lajm që do t’ju turbullojë.

DEMI: Nuk do të jeni në sintoni me ambientin që ju rrethon në këto ditë festive. Do të ndiheni në humor të keq dhe do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët. Bëni kujdes, sepse një sjellje e tillë mund të prishë atmosferën në familje. Fajin për këtë e ka Hëna e vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, por ju bëni gjithçka keni në dorë që të qetësoheni.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

BINJAKËT: Fokusi gjatë kësaj jave për të lindurit e shenjës së Binjakëve do të jetë familja. Të gjitha bisedat do të vërtiten rreth një çështjeje familjare që ju shqetëson prej kohësh. Përpara se t’i uroni  mirëseardhjen Vitit të Ri, duhet të merreni me zgjidhjen e një çështjeje që ka mbetur e zvarritur prej kohësh. Probleme në horizont edhe në sferën sentimentale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

GAFORRJA: Ky fund viti do t’ju gjejë të plogët. Do të jenë të shumtë ata që do të zgjedhin të rrinë në shtëpi, të veshur me pantofla, duke parë serialin e tyre të parapëlqyer në televizor. Le të themi që ky do të jetë objektivi juaj i kësaj jave, të rrini vetëm ose në shoqërinë e ndonjë miku dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Mund t'ju interesojë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Para 4 orësh
Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Para 14 orësh
Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Para 23 orësh

LUANI: Do të dëshironi gjatë këtyre ditëve që të jeni të shpenguar dhe të çliruar prej problemeve të përditshme. Do të parapëlqeni të argëtoheni me miqtë, duke qenë se edhe angazhimet i keni më të pakta. Bëni kujdes të mos i shmangeni një përballjeje me partnerin, pasi mund të lindin keqkuptime që më pas do ta keni të vështirë t’i sqaroni.

VIRGJËRESHA: Për fat, yjet do t’ju favorizojnë, sidomos në aspektin profesional. Duke qenë se financat tuaja do të shtohen, do të parapëlqeni që gjatë këtyre ditëve në prag festash të bëni sa më shumë blerje. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtoni edhe pamjes së jashtme për natën e Vitit të Ri. Festat do të jenë një rast i mirë që t’i kaloni në shoqërinë e një personi që e keni për zemër.

PESHORJA: Do të ndiheni të stresuar gjatë këtyre ditëve festash për shkak të angazhimeve të shumta. Përgjegjësitë dhe detyrimet do t’ju bëjnë të ndiheni nervozë dhe kjo nuk do të kalojë pa u vënë re nga të afërmit tuaj. Mundohuni ta mbani veten të paktën në vendin e punës, pasi kjo mund t’jua shpërqendrojë vëmendjen.

AKREPI: Çifti i planetëve Mars-Mërkur, që do të vazhdojnë të jenë të kthyer edhe për pak kohë nga shenja juaj, do të theksojnë te ju ndjenjën e egoizmit. Do të keni vështirësi në komunikim gjatë këtyre ditëve, sidomos me personat me të cilët keni një marrëdhënie të ngushtë. Edhe pse situata mund të mos marrë për mirë, përpiquni që të gjeni sërish ekuilibrin e brendshëm.

SHIGJETARI: Planetët ju favorizojnë dhe ju do të ndiheni më energjikë se kurrë gjatë këtyre ditëve të festave. Do të kaloni bukur në shoqërinë e miqve dhe më pas do t’i përkushtoheni punës. Çdo problem që do të keni do ta zgjidhni pa vështirësinë më të vogël. Nëse do të keni ndryshime që do të ndikojnë në punën tuaj, do t’ju duhet që të përshtateni.

BRICJAPI: Përpara jush do të shpalosen mundësi të shumta, që do t’ju favorizojnë në aspektin profesional, të cilat më pas do të rezultojnë të leverdishme në aspektin financiar. Ofertat do të jenë të shumta dhe do ta keni të vështirë t’i refuzoni. Me pak mundim do t’ia dilni mbanë. Mbase duhet të rrezikoni pak për një investim që e keni për zemër.

UJORI: Jeni dyshues për shkak të zgjedhjeve që keni bërë gjatë kësaj periudhe, por tashmë është e pamundur ta ktheni kohën pas. Edhe në aspektin sentimental do të hasni vështirësi. Duhet t’i peshoni mirë gjërat për të kuptuar se në ç’pikë është lidhja juaj, në mënyrë që të vendosni si të vazhdoni. Kryejini mirë detyrimet tuaja, kur vjen fjala te puna, që të keni rendiment të lartë.

PESHQIT: Keni rënë në letargji dhe miqtë dhe të afërmit do ta kenë të vështirë t’jua kthejnë mendjen dhe t’ju bindin që të dilni nga shtëpia. Bëni kujdes, sepse humori juaj i keq mund të ndikojë te të tjerët. Kujdes edhe me mënyrën si shpreheni, pasi mund të lëndoni ndokënd. Nëse e keni për zemër partnerin, do të bënit mirë që të sqaroheshit me të.

Etiketat e lidhura

horoskopi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 1 minute

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 26 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 43 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 43 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.