Zefina Hasani rikthehet në ekranin e “Top Channel” si autore e programit të njohur

Renato Mekolli ka zbuluar se ‘Hell’s Kitchen’ do të kthehet sërish në ekranin e ‘Top Channel’ në muajin tetor, me nisjen e sezonit të ri televiziv. Një ndër programet më të ndjekur, do të bëjë sërish bashkë personat më të apasionuar për kuzhinën duke i vënë përballë sfidave jo pak të vështira të shef Renatos. ‘Hell’s Kitchen’ do të mbajë këtë vit autorësinë e Zefina Hasanit, e cila më parë ka qenë autore e disa programeve të rëndësishëm si ‘Big Brother’ apo ‘The Voice Of Albania’.

Hasani u largua nga ekrani i ‘Top Channel’ disa vite më parë, për shkak të përplasjeve të saj me drejtuesit e këtij televizoni. Siç u bë e ditur në atë kohë, autorja doli kundër ftesës së reperit Ledri Vula në programin ‘The Voice Of Albania’. Ky vendim solli dhe largimin e saj nga puna që siç tregoi dhe vetë ajo u bë për arsye parimore.

Megjithatë duket se konfliktet kanë ngelur në të shkuarën dhe tashmë Zefina do të jetë autore e një ndër programeve më të komentuara gjatë sezonit të fundit televiziv. Ndonëse duhet të kalojnë fillimisht muajt e nxehtë të verës, me siguri të gjithë janë duke pritur me shumë kuriozitet se çfarë do të sjellë këtë vit ky “reality show”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?