FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zemra ime u thye në miliarda copa”/ Dedikimi i ndjerë i Unikkatil pas vdekjes së vëllait të tij

Reperi Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si Unikkatil, ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Mentor Palokaj, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë më 2 mars.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar nga disa foto së bashku, Unikkatil ka ndarë dhimbjen e tij. Ai shkruan se edhe në momentet e fundit, vëllai kishte dashur mos t’i tregonin atij me frikën se do të pësonte diçka nga nxitimi. “Zemra ime u thye në miliarda copa”, shkruan Unikkatil.

“My one and only, ti që ke qenë gjithmonë aty për mua. Ty që të kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun më të mirë. Ti më deshe më shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv e sypatrembur. Trimi im! Edhe në momentet e fundit ke thënë mos të më tregonin mua, sepse ke pasur brengë se po pësoja aksident duke u ngutur të vija te ti. Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm në ëndrra. Zemra ime u thye në miliarda copa…”, duke përmbyllur me njoftimin për ceremoninë dhe përcjelljen mortore më 9 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se pranë trupit të Mentor Palokajt u gjet një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?