Zhaklin Lekatari sherr live me moderatorin, largohet nga studio

Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të papritur teksa ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit”.

Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale.

Moderatori iu drejtua Zhaklinës duke thënë se ka një perceptim që ajo nuk cenohet nga kritikat në rrjetet sociale pasi sipas tij ajo mund të ketë vendosur një lloj standardi në pranimin e kritikave nga persona të tjerë.

Kjo fjali e nervozoi shumë Zhakinën, e cila iu kthye ashpër moderatorit duke i thënë se askush nuk mund të mësohet me dhunën, qoftë ajo psikologjike apo fizike.

Ajo u largua nga studio e emisionit ndërkohë që dy moderatorët mbetën të shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua dhe se qëllimi nuk ishte që debati të shkonte në këtë pikë.

@megilatifi_

#tiktok #tiktokchallenge #tiktokviral #tiktokers #love #lovegoals #shqiperia🇦🇱 #like #bigbrother #luisejlli #luisejlli🦁 #kiaratito #arbanaosmani #panoramatv

♬ Babel (Remix) – 染哥

SHKARKO APP