Zhaklina Lekatari: Ishte e vështirë, kam pasur përplasje me familjarët e Kiarës

Opinionistja e “BBV2”, Zhaklina Lekatari, pas spektaklit ka treguar se ka pasur përplasje me familjarët e Kiarës, për deklaratat e saj dhe nuk ka qenë e vetmja. Sipas saj edhe disa banorë të tjerë janë ngacmuar apo ndalur nga familjarët e Kiarës.

“ Jo sqarime dhe bisedime, kam pasur përplasje me familjarët e saj, por jo vetëm unë. Ka dhe banorë të tjerë këtu që në një farë mënyre, janë ndalur, janë ngacmuar, i është kërkuar llogari për opinionet që kanë dhënë, për qëndrimet që kanë mbajtur, kështu që ka qenë e vështirë dhe për shkak të takimeve me prindërit”, tha Zhaklina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?