FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhduken nga YouTube këngët e Festivalit të 58-të

Festivali i Këngës në RTSH, komentohet dhe njerëzit nuk janë të qetë. Tani një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendje. Fjala është për 20 këngët e Fik 58, të cilat janë larguar nga kanali YouTube. Nuk janë zbuluar akoma arsyet apo personat që qëndrojnë prapa këtij veprimi, gjersa për detaje të reja do mësoni në vazhdim. Edicioni i 58-të i Festivalit të RTSH-së ngjalli polemika të shumta këto ditë, fillimisht për fituesin që përzgjodhën, pikët e jurisë shqiptare pasi siç është raportuar Elvana ishte një ndër favoritet për të fituar dhe kjo i zhgënjeu të gjithë. Arilena Ara u rendit në vendin e parë me 67 pikë, duke marrë të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision. “Shaj” mban titullin kënga e saj që në “Eurovision 2020” është raportuar se do të këndojë në gjuhën angleze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?