Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Zhveshja në programe, zgjedhje e shefave?”/ Einxhel Shkira i kundërpërgjigjet Flutura Açkës: Të mos bëhemi kaq naive…

Showbiz E martë, 23 Qershor 2020 13:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditën e djeshme, shkrimtarja e njohur Flutura Açka publikoi një postim në llogarinë e saj në Facebook, titulluar “Vajzat e kujt sporti?”, ku cekte temën e veshjes së vajzave të ekraneve televizive, duke i cilësuar si veshje diskotekash e plazhesh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni”, shkroi Açka.

Mund t'ju interesojë

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin mizor të studentëve

Adrola Dushi për protestat: Mos bëfshi pikën e hajrit ata që justifikojnë trajtimin miz...

Para 5 orësh
Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale

Para 9 orësh
Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Para 16 orësh

Më tej vazhdoi:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”. Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrëmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve. Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra për lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare.”

Reagimi i saj ka nxitur një kundërpërgjigje nga moderatorja Einxhel Shkira, e cila shkruan se ky status justifikon përdhunimin dhe se është shokuese që në një kohë kur të gjithë po luftojnë ndaj këtij fenomeni, një grua të flasë pikërisht për veshjen.

“Kërkoj ndjesë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet të flas fare por në fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!! Jam e shokuar nga konstatimi dhe logjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar përdhunimet veshjeve të moderatorëve!! Gjithë këto javë ku jepen statistika se përdhunimi s’vjen nga veshja, gjithë këto javë po ngrejmë zërin se pamja nuk i jep të drejtë askujt të përdhunoje, shkojnë dëm. Kur një grua del dhe e thotë mbulohuni se i hipi nepsi këtyre që iu shohin nga ekrani dhe përdhunojnë ato që kanë në shtëpi pastaj se s’kanë ku e çojnë epshin” shkruan moderatorja.

“Kështu si thoni ju i bie që kur të shohë i urituri ushqim në ekran e s’ka për të ngrënë në shtëpi, të hajë gruan për darkë ose komshien?! Kështu si e arsyetoni ju i bie që kur të mos ketë luksin që sheh në TV të dalë rrugëve të vjedhë?! Mos shfaqim në TV atëherë asgjë që s’e kanë se mos i vjen lukunia këtyre burrave dhe bëjnë të pabërën, jo për faj të tyre, po për faj të asaj që kanë parë në TV!! Më mirë të thonit s’më duket etike apo estetike zhveshja në ekran sesaaa të justifikonit përdhunuesin me faktin se ka epshe ai e s’di ku ti shfryjë… Se me thënë të drejtën ekzistojnë plot opsione shumë më normale sesa përdhunimi!! Prandaj të mos bëhemi kaq naive e t’i trajtojmë përdhunuesit sërish si viktima!!”

Etiketat e lidhura

Einxhel Shkirazgjedhje e shefaveZhveshja në programe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.