Zoi feston 1-vjetorin e lindjes, Arbana ndan fotot dhe dedikimin special

Në familjen e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt sot ka festë. E vogla e tyre, Zoi feston një vjetorin e lindjes, por njëkohësisht edhe pagëzimin.

Pas një viti nga ardhja në jetë e vajzës së saj Zoi, moderatorja vendosi të ndajë disa foto të së bijës, gjatë momenteve në kishë. Përkrah fotove, Arbana ndau dhe disa fjalë zemre për të voglën e saj që e cilëson si ëngjëll.

“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”,-shkruan Arbana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?