“Zonja Firdevs” e serialit “Dashuri e Ndaluar” shtrohet në spital në gjendje kritike
Aktorja e famshme turke Nebahat Çehre, për shkak të një përkeqësimi shëndetësor prej disa ditësh ndodhet e shtruar në një spital privat në Turqi. Mediat turke kanë raportuar se aktorja 74-vjeçare është në gjendje të rëndë.
Shkak për këtë duket se është bërë një ftohje e momentit, por duke ditur se aktorja është në një moshë të thyer e ka pak të vështirë ta kalojë.
Nga ana tjetër burimet e afërta të aktores kanë treguar se gjendja e saj është stabilizuar. Nebahat Çehre është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të “Zonjës Firdevs”, në serialin “Dashuri e Ndaluar./revistawho