Zyrtarisht burrë e grua! Cristiano dhe Georgina martohen dhe rrjeti po çmendet

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre! Pas gati një dekade së bashku, çifti është zyrtarisht i martuar. Fotoja e unazave postuar në Instagram po thyen rekorde, ku për 30 minuta ka marrë mbi 3 milion like.

Historia e tyre nisi në vitin 2017, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan Gucci. Romanca me Ronaldon nisi menjëherë dhe shumë shpejt ata u shndërruan në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it botëror.

Gjatë këtyre viteve, çifti ka ndërtuar një familje të madhe, duke u bërë prindër të Alana Martinës dhe Bella Esmeraldës. Ata kanë përjetuar edhe një dhimbje të madhe familjare pas humbjes së djalit të tyre, Ángel, gjatë lindjes në vitin 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2025, Georgina konfirmoi fejesën me Ronaldon, duke treguar publikisht unazën e saj spektakolare me diamant.

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?