Shtëpia e Bardhë dëbon 10 diplomatë rusë

Shtëpia e Bardhë njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë dhe një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Masat vijnë në përgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, si dhe sulmeve kibernetike ndaj agjencive qeveritare amerikane.

Masat e njoftuara të enjten përfshijnë sanksione ndaj gjashtë kompanive ruse që mbështesin veprimtaritë kibernetike të vendit, e gjithashtu 32 individëve dhe entiteteve të akuzuara për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, duke përfshirë shpërndarjen e dezinformimit.

Sipas Shtëpisë së Bardhe dhjetë diplomatët që po dëbohen janë përfaqësues të shërbimeve ruse të inteligjencës. Presidenti Joe Biden tha se përpjekjet e Rusisë për të minuar zgjedhjet e lira si dhe aktiviteti kibernetik, përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë amerikane.

SHKARKO APP