Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është renditur mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim. Vlerësimi për Karçanajn, në rolin e kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për më shumë se 11 vjet, është bërë nga “Apolitical”, rrjeti global i nëpunësve publikë, që ka si mision ndërtimin e qeverive të shekullit të 21, qeveri që punojnë për njerëzit dhe planetin.

“Apolitical”, në një analizë të detajuar dhe rigoroze, vlerëson punën dhe e arritjet e nëpunësve publikë më me ndikim, të politikëbërësve dhe zyrtarëve që punojnë për avancimin e “AI” në qeverisje, në mbarë botën.

Mirlinda Karçanaj duke u renditur ndër drejtuesit me efiçentë botërorë i ka bërë nder Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?